“Konsumova drogë dhe alkool për të përballuar dhimbjen e vdekjes së nënës”- Princ Harry bën rrëfimin e rrallë: Vuaja në heshtje

Princ Harry ka zbuluar se konsumoi alkool dhe drogë për të përballuar dhimbjen për vdekjen e nënës së tij, Princeshë Dianës, ndërsa vuante në heshtje.

Princesha Diana vdiq në një aksident me makinë teksa po ndiqej nga fotografët në Paris në gusht të vitit 1997.

Duka i Sussex bëri rrëfimin e rrallë teksa foli për shëndetin e tij mendor në një intervistë për Oprah Winfrey.

“Isha shumë i zemëruar për atë që i ndodhi nënës sime,”- u shpreh Princ Harry, i cili ishte vetëm 12-vjeç kur e ëma vdiq.

Ai pranoi se fund të moshës 20-vjeçare dhe në fillim të moshës 30-vjeçare pinte shumë alkool, drogë dhe kishte sulme paniku ndërsa luftonte për të përballuar presionet si anëtar i familjes mbretërore.

“Nga mosha 28-vjeçare deri në 32-vjeç ishte një moment ankthi në jetën time”- tregoi Duka. “Unë pija, drogohesha, isha i gatshëm të provoja dhe të bëja gjëra që më bënin të ndihesha ndryshe.”

Gjithashtu foli edhe për vendimin që mori për të hequr dorë nga familja mbretërore dhe për të nisur një jetë të re në Amerikë me bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

“U ndjeva plotësisht i pafuqishëm, mendova se familja ime do të na ndihmonte, por u përballëm me një heshtje dhe neglizhencë totale. Blici i kamerave më bën që të më vlojë gjaku. Më zemëron, më kujton atë që i ndodhi nënës sime, atë që provova kur isha fëmijë. Isha i zemëruar për atë që i ndodhi nënës sime dhe fakti që nuk pati drejtësi. Të njëjtë njerëz që e ndoqën nëpër tunel, të njëjtët e fotografuan të vdekur në sendiljen e pasme të asaj makine”- rrëfeu ai.

Princ Harry u shpreh se ishte babai i tij, Princ Charles, i cili pas vdekjes së nënës , i tha që duhej të mësohej me vëmendjen e mediave.

“Kjo nuk kishte kuptim. Vetëm se ke vuajtur, kjo s’do të thotë që edhe fëmijët tuaj duhet të vuajnë. Në fakt, krejt e kundërta,”– tregoi Harry.

Edhe tani, në moshën 36 vjeçare, Harry tha se kthimi në Londër në fillim të këtij viti për varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip, e bëri atë të ndihej i tensionuar dhe i shqetësuar.

Të Fundit