Konflikti për lejen e ndërtimit Sarandë!

Kohë më parë emisioni “Stop” ka transmetuar rastin e një konflikti në Sarandë për një ndërtim. Leja e ndërtimit, e shkruar nga bashkia e Sarandës për një subjekt privat, rezulton më e madhe se objekti ekzistues. Gjithashtu mos respektimi i distancës nga objekti në objekt, ka krijuar konfliktin. Një pallat 6 katësh, që rrezikon të shembet, i bllokon dritaret dhe ballkonet, në pjesën ku ndërton Nexhip Sulejmani.Po ky konflikt duket se nuk është ndalur. Erion Prifti, palë në këtë histori, tregon për Stop, se ditën e djeshme është dhunuar nga tre persona dhe është kërcënuar me jetë nga djali i Nexhip Sulejmanit, dhëndri dhe nipi i tij.Erioni ka përfunduar në spital dhe thotë, se dhunuesit e tij as janë arrestuar dhe as ndaluar nga policia e Sarandës.Emisioni Stop ka mundur të sigurojë edhe videon, që tregon aktin e dhunimit të Erionit nga personat e identifikuar prej tij.

Të Fundit