Komisioni Europian kundër pasaportave të arta: Tërhiquni nga skema ose rrezikoni pezullimin e vizave – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Komisioni Europian kundër pasaportave të arta: Tërhiquni nga skema ose rrezikoni pezullimin e vizave

Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria që të heqë dorë nga skema e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj, ose siç njihet ndryshe me termin pasaportat e arta.

Ky rekomandim vjen në raportin e pestë për monitorimin e pezullimit të vizave të komisionit evropian.

Në raport bëhet me dije se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave.

– Advertisement –
“Ngritja e një skeme të nënshtetësisë së investitorit do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e bëra në Raportin e Katërt në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave dhe paketës së zgjerimit 2021. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohen, ato përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Qeveria përmes një vendimi të miratuar më 29 korrik të këtij viti i hapi rrugë punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *