Kina nuk dënon pushtimin rus të Ukrainës: SHBA po i hedh benzinë zjarrit

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, duke iu bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i hedh benzinë zjarrit.

Në një konferencë për mediat që vazhdoi për më shumë se 90 minuta, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Ato përfshinin pyetje të përsëritura nëse Pekini do t’i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm … siguria duhet të jetë një çështje e bashkëpunimit të përbashkët dhe shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të të respektohen dhe të adresohen,”-tha Hua. Kina po “po ndjek nga afër situatën e fundit” dhe u bën thirrje palëve “të jenë të vetëpërmbajturpër të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit”, tha Hua në mënyrë të përsëritur.

Pas pyetjeve nga media të shumta nëse Kina i konsideronte lëvizjet e Rusisë një pushtim, Hua i pyeti gazetarët: “Pse jeni të fiksuar me këtë pyetje?

“Mund të pyesni palën amerikane. Ata vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit. Mund t’i pyesni nëse kanë ndonjë plan për të shuar zjarrin.”

Të Fundit