“Kilja vajit si kilja mjaltit”,Rama i përgjigjet qytetarit: Jemi në kapitalizëm, jo komunizëm…

Kryeministri Edi Rama është gjithmonë mjaft aktiv në rrjetet sociale, madje gjen kohë t’ju kthej përgjigje edhe personave që komentojnë në postimet e bëra prej tij.

Së fundmi ai ka ndarë për ndjekësit edhe një postim për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Në postimin e tij kanë plasur komentet dhe ka nga ato që e përgëzojnë por edhe ato që janë të pakënaqur. Siç mund të shihni edhe në foton e mëposhtme një qytetar i shkruan Ramës për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjalti”,-shkruan qytetari.

Ndërsa nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit, i cili i kthehet qytetarit duke i thënë se sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe nuk i përcakton shteti çmimet, por tregu.

“Po çfarë lidhje ka ndërtimi i shkollave me kilen e vajit! I dashur ne e kemi ndërruar sistemin në vitin 1990 dhe çmimet në këtë sistem i përcakton tregu, jo shteti, quhet kapitalizëm, jo komunizëm…”,-shkruan Rama.

Të Fundit