Khamenei: Vuajtjet e popullit afgan janë shkaktuar nga SHBA, ujk i uritur

Të gjitha vuajtjet dhe vdekjet e njerëzve afganë janë shkaktuar nga SHBA. Kështu tha Udhëheqësi Suprem iranian, Ali Khamenei, i cili e krahasoi politikën e Uashingtonit me atë të një “ujku të uritur që nganjëherë bëhet një dhelpër dinake”.

Khamenei foli gjatë takimit me Presidentin Ebrahim Raisi dhe anëtarët e administratës së re. “SHBA në Afganistan ka rritur prodhimin e drogës, nuk i ka ndihmuar njerëzit”, tha ai.

Të Fundit