Kërkuesit e thesareve dëmtojnë kishën e “Shën Mërisë”, hapin gropën 6m në mes të..

Dyshime se u bë nga kërkuesit e thesareve

Dëmtohet kisha e ‘Shën Mërisë’ në fshatin Vodicë të Kolonjës nga kërkuesit e thesareve. Në kërkim të sendeve me vlerë këta persona edhe në raste të tjera kanë shkaktuar dëmtime të objekteve historike në zona të ndryshme të vendit.

Policia e Korçës bën me dije se kanë qenë disa persona që kanë hapur një gropë mbi 6 metër të thellë dhe 1 metër të gjerë tek pagëzimorja e kësaj kishe.

Policia dyshon se gërmimet janë kryer nga kërkues të thesareve, të cilët hapin gropa brenda ose rreth objekteve të kulteve, me shpresë se mund të gjejnë sende me vlerë.

Të Fundit