Keqinformimi për COVID-19, Bino kritika ndaj Akademisë së Shkencave

Shqipëri vijoj të regjistroj shifra të larta të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19, ndonëse në ditët e fundit ka patur rënie të lehtë të qytetarëve të infektuar.

Lidhur me situatën në vendin tonë ka folur Silva Bino shefja për sëmundjet infektive, në ISHP, e cila thotë se Shqipëria e mesme, Tirana dhe bashkitë përreth kanë vaksinimin më të ulët për shkak të miteve të krijuara nga keqinformimi.

Gjatë një konference në Akademinë e Shkencave për infodeminë, Bino deklaroi se gratë shtatzënë janë kategoria më refuzuese ndaj vaksinës anti-Covid. Për ketë arsye vdekshmëria tek to është e lartë dhe veçanërisht abortet nga Covidi.

Për Silva Binon edhe vetë studimi i Akademisë së Shkencave një vit më parë për imunitetin e arritur në popullatën shqiptarë ndaj  COVid-19 ishte keqinformues.

Pandemia e koronavirusit është shoqëruar edhe nga informacione të pasakta që më së shumti kanë ardhur nga persona që nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë qytetarët duhet të dëgjojnë mjekët dhe sipas tyre, vaksinimi është zgjidhja e vetme për të luftuar format e rënda dhe krijimin e mutacioneve të reja të Covid-19.

Të Fundit