“Kemi injorancë në parlament, servilosen për një post”,Deputeti i PD: Mendimtarët e mëdhenj janë duke pirë ndonjë verë të shtrejntë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka shpërthyer në fjalën e tij kur tha se në Kuvendin e Shqipërisë janë mbledhur “injorant” dhe se politika po kthehet në gallatë dhe linçim.

Alizoti vuri në dukje se salla e Kuvendit ishte pothuajse bosh teksa ai fliste, ndërkohë që tema kryesore që po diskutohet, buxheti i shtetit për vitin 2022 ka një rëndësi shumë të madhe.

Sipas tij, në sallën e Kuvendit ka deputetë që servilosen tek lideri i partisë për një post, ndërsa tha se pasuria e politikanëve shqiptarë sot sfidon edhe pasurinë e elitës së perandorive të botës.

“Buxheti është elementi më i rëndësishëm i një shteti, kryeministri s’është në sallë por duhet të ishte dhe kryetari i opozitës. Shqipëria sot ka një elitë shumë më të pasur se në gjithë kohërat e saj, elita politike shqiptare sot mund të sfidojë dhe elitën e perandorive të botës dhe të Amerikës, aq e pasur është, aq e pasur pa ditur gjë pa bërë fjalime politike.

Kemi injorancë në parlament, më vjen keq që e them këtë, kemi banalitet ndaj politika shqiptare është lincim, fyerje e gjitha.

Kryeministri dhe lideri juaj që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e madhe i serviloset që të kapë ndonjë post. E dini kur ka vdekur parlamentarizmi? Kur listat për deputet i bën kryetari i partisë.

Duhet ta mbash mirë me kryeminstrin edhe atje nga pala jonë që të bëhesh deputet dhe kur vjen këtu s’di ca thua.

Do thuash ky është burrë i mirë e ky është burrë i keq e në fund mund të bësh edhe pak grusht. Ky s’është parlament, kjo është realitet i hidhur i vendit, shoqërisë.

Meqë mendimtarët e mëdhenj janë në shpi ose po pijnë ndonjë verë të shtrejntë kjo është fatkeqësia e shqiptarëve, nga politika s’ka për ti ardhur gjë por shpresoj që ata njerëz që na shohin në tv të revoltohen në mënyrë demokratike dhe të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Alizoti.

Të Fundit