Kavaje/ Konsultorja 4 vjet pa mjek, ne dore te pensionistes vullnetare! – Stop – 6 Nentor 2020

Jemi ndalur në Kavajës pasi ankesa e rradhës na vjen nga një qytetare, e cila po ndjek shtatëzaninë e saj pranë Konsultores së gruas në këtë qytet. Qytetarja pretendon, se mjekja e konsultores, nuk vjen në punë në orar, ndërsa kushtet në të cilat duhet të presin, janë skandaloze.Gruaja tregon, se është në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe ndiqet nga Natasha Duro, kur kjo e fundit vjen në konsultore pa orare. Ne shkojmë të kërkojmë Doktoreshë Natashën dhe nga një punonjëse aty na thuhet, se ajo ka 4 vjet, që ka dalë në pension dhe vjen me dëshirën e saj vullnetarisht. Edhe neve si doktoresha na thotë në telefon, se mund të vijë rreth orës 14 në konsultore.

Të Fundit