Katër lëkundje te tjera tërmeti godasin Italinë, njerëzit zbresin në rrugë.

Janë të paktën katër lëkundje tërmeti të ndodhura mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit të kësaj të hënë në zonën e Beneventanos në Itali. Lëkundjet kanë bërë që njerëzit të zbresin në rrugë.

Lëkundja e parë ndodhi në orën 9:06 dhe kishte magnitudë 3.4, e dyta, dy minuta më pas 3.2. Epiqendra është lokalizuar në zonën e San Leucio del Sannio.Edhe dy lëkundje të tjera kanë ndodhur në 9:52 dhe 9:53 respektivisht me magnitudë 3.0 dhe 3.4. Shkollat dhe ndërtesat publike janë mbyllur dhe për momentin nuk ka dëme.

Të Fundit