Kandidatët e PD mbështesin Bashën: Nuk ke faj ti, votat i blenë Rama dhe Foltorja

Kandidatët me të cilët PD-ja u përfaqësua në garën e 6 prillit bëjnë fajtorë për humbjen qeverinë dhe Sali Berishën. Ata u mblodhën sot në selinë blu, të thirrur nga kryetari Bashsa, krahas krerëve të rretheve.

Kandidati i Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, tha se votat në bashkinë ku ai kandidonte u blenë. Ndërsa duke iu drejtuar Bashës, ai tha se nuk ka asnjë faj.

Kishim përballë edhe qeverinë, edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash.

Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoju llogari deputetëve, nuk vihet në fushatë për foto.

Edhe Luan Haka, kandidati i PD në Dibër, ngriti të njëjtin pretendim

Krenar për vendin e tretë, votat në këtë bashki u blenë.

Xhemal Bushati, kandidat i PD në Shkodër, tha se partia duhet të bëjë analizën, por Basha duhet të qëndrojë.

Duhet analizë, Basha s’ka pse të ikë. E vërtetë që s’mora 10 mijë vota.

Ndërsa Agron Kapllanaj u tërhoq nga basti për dorëheqje, i vënë para disa javësh.

Sa i takon deklaratës sime, që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar.

Të Fundit