Kamioni i mbushur me mish/ U sinjalizua nga DEA dhe kaluan në Durrës, kapen 2.2 ton kokainë

Ditën e sotme janë sekuestruar 2.2 ton kokainë nga policia e Kosovës në një kontenier që vinte me mish nga Brazili.

Bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë edhe policia italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës.

Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi ishin sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryeshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin, i cili rezultoi se ishte nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke sekuestruar sasinë e madhe të drogës.

Të Fundit