Kamëz, thellohet skandali i abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike. 22 mars 2018 – Stop
Të Gjitha

Kamëz, thellohet skandali i abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike. 22 mars 2018

Disa ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin abuziv me ndihmën ekonomike në Kamëz, rast për të cilin u shkarkua dhe u çua për ndjekje penale administratorja sociale, Dhurata Çali.

Drejtoresha e Shërbimit Social të Tiranës, Luneda Sufali u shpreh se pas denoncimit të emisionit “Stop”, shërbimi social zhvilloi një audit, nga ku rezultoi se ishin përfshirë edhe 5 administratorë të tjerë në abuzim.

“Shërbimi social ngriti grupin e auditit dhe vëzhgoi komplet familjen Qema. Në këtë situatë nuk është përfshirë vetëm një administratore, zonja Dhurata Çali, por janë përfshirë edhe 5 administratorë të tjerë. Sipas VKM-së, numër 955, të vitit 2016, anëtari madhor i familjes është i detyruar të paraqitet për të plotësuar deklaratën 3-mujore të ndryshimit social ekonomik. Kjo deklaratë është hedhur në sistemin e regjistrit elektronik të ndihmës ekonomike nga 6 administratorë: Sinan Çerpja, Rilinda Dauti, Luan Xhika dhe kryesisht peshën më të madhe e mban Dhurata Çali, Alltana Dura dhe Esmeralda Troçi”.

Drejtoresha Sufali deklaroi se institucioni që drejton ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për të gjashtë administratorët e rastit abuziv të ndihmës ekonomike dhe se gjithashtu Rabie Mema, administratorja që ka tërhequr çdo muaj pagesën e ndihmës ekonomike për familjen Qema, duhet të kthejë dëmin financiar të shkaktuar nga ky abuzim, me vlerën e 228,960 lekë të reja.

“Ju falenderoj shumë për këtë indicie që morëm nga ju dhe dua t’i bëj thirrje të gjithë administratorëve në gjithë Shqipërinë që të jenë shumë korrekt në detyrë dhe të mos abuzojnë, në mënyrë që edhe ne të mos jemi para situatave të tilla”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *