Kamez/Pas trajtimit ne Stop, banoreve u vjen uji ne rubineta! – Stop – 19 Tetor 2020 – Stop
Të Gjitha

Kamez/Pas trajtimit ne Stop, banoreve u vjen uji ne rubineta! – Stop – 19 Tetor 2020

Pak ditë më parë, në 9 tetor, emisioni Stop transmetoi shqetësimin e disa banorëve të Kamzës, të cilët janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT. Së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri, por ky projekt ka lënë pa ujë prej një muaji, shumë familje. Arsyeja, mungesa e fondeve.Kryeinxhinieri i UKK-së, Sokol Rambi, pranoi, se nuk ka fonde, prandaj është ndërprerë investimi në këtë zonë. Ai premtoi, se për 10 ditë, këta banorë do të kenë ujë të pijshëm në shtëpi.Ne jemi rikthyer në Kamëz, në lagjen Shpat, ku ka ardhur uji i pijshëm. Fiqerete Kaca, një nga banoret, që kishte ngritur shqetësimin, tregon, se pas interesimit të emisionit “Stop”, pas një muaji e gjysmë pa ujë, ky problem u zgjidh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *