Kamera e Stop/ Mashtruesja, zgjidh hallet me karamele dhe “ysht” drejtësinë.

Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje përmes kameras së fshehtë një histori të një mashtrueseje, që përmes ritualeve të saj, arrin të të ”shërojë”, të të “bëjë me fëmijë” apo të të “zgjidhë” cfarëdo lloj halli.Shumë qytetarë kanë bërë denoncim për të, por pasi “u ka zgjidhur hallet” të gjitha atyre, që kanë patur nevojë dhe i janë drejtuar, zonja në fjalë, duket, se ka “yshtur” edhe personazhet e drejtësisë. Ajo deri tani ka mundur t’ia hedhë, pa i hyrë gjemb në këmbë, madje duke bërë fajtorë, hallexhinjtë, që e kanë mbajtur me para.Drejtësia ka vepruar për njerëzit në hall, por jo për mashtruesen, që i ka gënjyer e rrjepur ata. Për më shumë detaje, vjen sonte historia e mashtrueses në emisionin “Stop” në ekranin e TV Klan, në orën 20.10!

Të Fundit