Kamera e fshehtë e “Stop”/ Si organizohet prostitucioni në Shqipëri.

Emisioni “Stop”, përmes kameras së fshehtë, sjell sonte në mbrëmje një tjetër fenomen shqetësues të shoqërisë shqiptare. Edhe pse i ndaluar me ligj, prostitucioni është mjaft i përhapur  në të gjitha nivelet në vend. “Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi organizohet shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët.Cilat janë kushtet e vajzave dhe manitë e klientëve. Të gjitha këto do të zbardhen sonte në mbrëmje në orën 20.10 në emisionin “Stop” në ekranin e TV Klan.

Të Fundit