Kalaja e Elbasanit do të bëhet me pronarë të ligjshëm – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Kalaja e Elbasanit do të bëhet me pronarë të ligjshëm

Kalaja e Elbasanit e njohur sot si Lagja Kala tashmë bëhet me pronarë të ligjshëm. Kjo pasi sipas një njoftimi nga Kadastra, të gjitha pronat e Lagjes Kala tashmë po i nënshtrohen procesit të regjistrimit fillestar në fund të të cilit ata do të pajisen me certifikata pronësie.

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Drejtorinë e Kadastrës Elbasan, Kadastra Shqiptare njofton se pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 8524 qyteti Elbasan, është përgatitur regjistri kadastral, ku rezultojnë 7572 pasuri të paluajtshme.

Në këto kushte, prej datës 27.07.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.8524 Elbasan.

Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe do të përfundojë 10.09.2021.

Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund të depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *