Kadastra i dhuron shtëpinë e qytetares komshiut të saj, drejtori i mbyll tel në fytyrë: Zgjidhe vetë – Stop
KLIPET

Kadastra i dhuron shtëpinë e qytetares komshiut të saj, drejtori i mbyll tel në fytyrë: Zgjidhe vetë

Në 30 dhjetor të vitit të shkuar transmetuam ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018, bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi. Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi ishtë ngatërruar nga kadastra me hyrjen e komshiut.Për këtë rast iu drejtuam Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda, tha, se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar. Ky problem u përcoll në Lezhë.Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi dhe qytetarja Majlida Kola na tregon një përgjigjie, ku thuhet, se qytetari duhet ta zgjidhë vetë rastin, jo kadastra, që ka bërë gabimin.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *