“Ka frikë se e gjuajnë me vezë”,Berisha tregon arsyet sepse Basha nuk del

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte këtë pasdite në Lushnje, ku ka vijuar akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Teksa është në një takim me qytetarët, në mbështetje të kandidatit për Bashkinë e Lushnjes Elton Bano, Berisha ka thënë se Basha nuk del nuk del dot sepse ka frikë se gjuajnë me vezë apo domate.

“Nuk del kurrkund sepse ka frikë se e gjuajnë me vezë, me domate, për shkak se u hodhi gaz helmues demokratëve. Ndaj edhe ju bëj thirrje ju të gjithë qytetarëve të Lushnjes, asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës pasi çdo votë për të është e humbur. Mos ngatërro logon. Logon e PD e ka rrëmbyer me ndihëm e Ramës, policisë dhe gjykatësve të tij. Logoja e vërtetë e opozitës shqiptare, është kjo logo, “Shtëpia e Lirisë”. Më 6 mars votoni logon e “Shtëpisë së Lirisë”,”-tha Berisha.

Të Fundit