“Jemi 2 pleq, nuk përdorim dush”, fatura 2 milionë lekë, pergjegjësi se zgjidh dot!

Në Tiranë, afër shkollës “Bajram Curri” jetojnë dy të moshuar pensionistë, të cilët ankohen, se janë mbifaturuar për energjinë elektrike.Gruaja e familjes Rrushani tregon, se në muajin shkurt është ndërruar matësi dhe në muajin qershor tyre u vjen fatura 1 milionë e 900 mijë lekë. Zonja tregon, se ata nuk kanë të ardhura dhe nuk përdorin as dush, as sobë. Kërkojnë ndihmë, pasi kanë trokitur në shumë dyer e nuk kanë gjetur zgjidhje. “Stop” ka mësuar, se në rastin e zotit Emin Rrushani, faji është i komshiut të tij elektricist, pasi sipas përgjegjesit të zonës për OSHEE, është bërë këmbimi I sahateve. Përgjegjësi i zonës e pranon këtë, në një bisedë me kamera të fshehtë.

Të Fundit