“Jam ministri më konservator i Financave”, Ahmetaj: Kam qenë ‘gardiani’ më i mirë i buxhetit

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, se ai ka qenë ministri më konservator dhe gardiani më i mirë i buxhetit.

Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku theksoi se Ahmetaj ka përgjegjësi për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

PJESE NGA DESHMIA

Ahmetaj: Përderisa më pyetet, duhet të prisni përgjigjen. në njohurinë time ju jeni financiere. Kur ju thoni; nuk ka rëndësi ça është, unë do më duhet ta sqaroj. ‘Jo’ nuk është mbështetje buxhetore. Zonja Tabaku kur nuk është mbështetje buxhetore, por është had-hoc i mbartur prej vitesh…ju kam pritur me kënaqësi dhe dëshirë 10 orë. Po! Nuk ka nevojë të jetë brenda PBA, pasi transferta është had-hoc, pasi vendos qeveria të japë tranfertë, pasi e vendos ministria e Financave. Kjo është teknika alfa e buxhetit. nëse ti jep transferta, dhe vjen e kërkon qeveria për bashkinë; do transfertë. Po. Do i japim, Kërkon 10? Jo si japim 3 se aq kemi. Mbështetja buxhetore është detyrim ligjor, por transferta është tjetër gjë. Nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore, por transferta është vullnet politik i qeverisë. Vendos qeveria që të mbështesë bashkinë për plehrat.

Tabaku: E mban ti përgjegjësinë për këtë kosto financiare, Pak rëndësi ka është transfertë apo mbështetje buxhetore. Duhet ta llogarisje ti. Pas 5 shkresave të ndryshme, vazhdon dhe i kërkon Kokës; A është llogaritur kjo kosto? Kur se ke pasur përgjegjësi, ke insistuar me 6 shkresa? S’ka biznes-plan, s’ka studim risku, se dimë nëse është i aftë biznesi për të zbatuar këtë kontratë. këto janë çështje që i keni ngritur ju.
Ahmetaj: Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit.

Tabaku: Në të gjitha shkresat tuaja ju ngrini shqetësimin për qarkun Tiranë. Erdhën ndonjëherë këto miratimet e qarkut Tiranë që ju e kaluat këtë projekt?
Ahmetaj: Borxhi ka ardhur duke ulur, pasi këtë bën gardiani, ul borxhin. Ndaj i vë një tavan. Gardiani ka shpikur pragun bashkë me FMN. Po ta shohësh borxhin në të trija vitet, ka ardhur duke rënë. MF ka bërë detyrën e vetë, s’ka mbështetje buxhetore, ka transfertë. Mbështetje buxhetore për koncensionin e Tiranës nuk ka, por ka transfertë. Sa herë kërkon pushtetit vendor, dhe qeveria ka mundësi që ta ndihmojë, duhet ta mbështesë! Unë kam iniciuar ndryshimin e ligjit në fund të 2018 që të ruheshin risqet dhe qarku ka funksionuar si njësi vendore të pavarura. Tirana apo dhe rrethet e tjera po ashtu.

Të Fundit