Italiani Xito mbyll agjensine e punesimit, por ka 13 biznese te tjera.

Pak ditë më parë transmetuam në “Stop” rastin e kompanisë së punësimit “Akademia europiane shpk” me administrator shtetasin italian Xhuzepe Xito.Një qytetar pagoi 140 euro për formularin e aplikimit dhe palët ranë dakord, që ai të nisej për punë në Itali brenda 16 tetorit.Por ai nuk u nis kurrë e nuk i mori paratë mbrapsht.Pas disa ditësh kompania ka mbyllur zyrat, që kishte te kullat binjake, pa paguar qiranë prej dy muajsh. “Stop” ka siguruar të tjera të dhëna, sipas të cilave, Xhuzepe Xito ka në emër të tij 13 biznese private, disa prej tyre fiktive. Ne gjetëm një restorant në bllok dhe një piceri në Don Bosko në pronësinë e italianit. Vec kësaj, në emër të Xhuzepe Xitos figuron edhe një OJF, që ai pretendon, se është nën ombrellën e Dhomës Tregtare Italo-Shqiptare.Por në një tjetër organizëm të tillë thonë, se nuk kanë asnjë lidhje me italianin, i cili madje i përdor edhe emrin.

Të Fundit