Itali/ Regjistrohen më shumë se 30 mijë të infektuar , mbyllen sërisht shkollat.

Ditën e premte, Ministria Italiane e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në vend arriti në 31.084, çka përbën numrin më të lartë që nga shpërthimi i epidemisë.

Në shtetin fqinj u raportuan 199 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38,321.

Italia ka raportuar gjithsej 647.674 raste të konfirmuara. Ndër 325,786 raste aktive ekzistuese, 1746 ndodhen në kushte kritike.

Sipas monitorimit nga Instituti Italian i Shëndetit, nga 8 tetor deri më 21 tetor, shkalla e infeksionit në vend ishte 1.7, teksa mesatarja e infektimeve ishte 280  persona për 100,000 banore. Ekspertët shprehen se pandemia po përkeqësohet me ritme të shpejta në Itali.Në rajonin jugor të Kampoanjes u raportuan, 3186 raste të reja në 24 orët e fundit.

Kreu i rajonit Vincenzo De Luca tha se repartet e përgjithshme të spitaleve lokale ishin nën presion të madh. Të gjitha shkollat, përfshirë kopshtet, u kërkohet të ndërpresin mësimet për dy javë nga  data 2 nëntor.

Të Fundit