Itali/6-vjeçari shqiptar dhuron arkën e kursimeve të tij për fëmijët në nevojë

Një djalë shqiptar, në moshën 6-vjeçare ka preferuar t’i dhurojë paratë e tij që të gjithë fëmijët të mund të kishin dhurata.

Mediat italiane shkruajnë se Kolton Ndoj i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmonte fëmijët në nevojë, që edhe ata ta kishin lodra në festat e fundvitit.

6-vjeçari ia dhuroi derrkucin e tij të kursimeve Kryqit të Kuq.

Kolton Ndoj në prill do të mbush shtatë vjeç, dhe ai po ndjek shkollën fillore në Bregnano, por që në këtë moshë i ka idetë e qarta.

Mediat italiane shkruajnë se, ndoshta ai nuk e ka ende të qartë gjendjen ekonomike në vend, por ai di se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira.

“Më tha se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”-ka thën nëna e tij Julanda.

Vullnetarët u befasuan shumë dhe u prekën kur djali i vogël ofroi derrkucin me kursimet e tij me një buzëqeshje të madhe.

“Ishte një moment i bukur dhe ai ishte vërtet i lumtur. Jo të gjithë e prisnin këtë”-tha nëna e Kolton.

Familja është me origjinë nga Shqipëria, por prej dy vitesh jeton në Bregnano, ndërsa Kolton ka një vëlla më të vogël, tre vjeç, dhe rolin e tij si vëlla i madh e merr shumë seriozisht, shkruajnë mediat italiane.

Të Fundit