“Isha në hotel dhe…”-Dëshmia e sekretares së Gjykatës: Ja arsyeja pse u largova nga shtëpia!

“Zhdukja” e Sekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, ka rezultuar një lajm i rremë.

Ajo është larguar nga banesa për arsyet e veta personale.

Në deklaratën e dhënë para policisë, Marku ka thënë se vetëm nga mediat e ka marrë vesh që po e kërkonin.

Në dëshminë e dhënë për autoritetet, ajo ka deklaruar se ishte larguar pas një debati me bashkëshortin dhe se ka qëndruar në një hotel në Lezhë.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, është shprehur sekretarja e Gjykatës.

Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:

Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.

Të Fundit