“Interesohuni për fëmijët”, burg i përjetshëm për Mustën, vrau gruan dhe kunatën

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin me “burgim të përjetshem” për Gazmend Musta, i cili vrau gruan dhe kunatën e tij.

Gjykata e shkallës së parë e Fierit kishte dhënë vendim për burg përjetë për autorin, që u la në fuqi nga Apel i Vlorës.

Vendimi është dhënë sot ndërsa mësohet se Musta shfaqi pendesë para trupit gjykues për krimin e dyfishtë brenda familjes dhe shprehu merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Ngjarja e rëndë tronditi vendin më datë 2 janar të vitit 2019, në Ballsh, dy ditë pas mbrëmjes së Vitit të Ri. 33-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri, pas krimit, ka marrë për dore dy fëmijët e mitur dhe është nisur drejt Stacionit të Policisë së Ballshit.

Sapo është ndeshur me policët para Komisariatit, ai ka hedhur në tokë thikën, me të cilën kishte kryer krimin dhe u ka kërkuar atyre që të interesoheshin për mirëqenien e fëmijëve të tij të mitur.

Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.

Të Fundit