INSTAT: Shqipëria i vetmi vend europian ku ekonomia bie dhe shpenzimet e familjeve rriten – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

INSTAT: Shqipëria i vetmi vend europian ku ekonomia bie dhe shpenzimet e familjeve rriten

Në vitin 2020 ekonomia e gjithë botës shënoi rënie për shkak të ndikimit negativ që dha përhapja e pandemisë në vitin e parë të saj.

Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e Shqipërisë shënoi rënie me 4 për qind por në paradoks më të dhënat e Europës në vend që të shpenzimet e familjeve shqiptare të uleshin, për shkak se ekonomia ra, ato përkundrazi u rritën.

Në vitin 2020 ekonomia e Europës shënoi rënie me 6.4 për qind, por ndërkohë shpenzimet mesatare të familjeve europiane shënuan tkurrje mesatare me 8% sipas të dhënave të Eurostat.

Në Europë shpenzimet e familjeve shkuan në të njëjtën trajektore me zhvillimet ekonomike, ndërsa në Shqipëri ekonomia ra, por shpenzimet e familjeve për vitin pandemik u rriten me 1.5% sipas raportimeve të INSTAT. Duke e krahasuar me të dhënat e Eurostat, Shqipëria është i vetmi europian që ndonëse ekonomia pësoi rënie shpenzimet e familjeve u rriten.

Eurostat raportoi se në vitin 2020, shpenzimet e konsumit të familjeve në BE u ulën me 8%, në mënyrë të paprecedentë krahasuar me vitin 2019. Në fakt, të gjitha shtetet anëtare të BE-së shënuan një rënie në shpenzimet e konsumit të familjeve.

Ky është reduktimi më i madh vjetor i regjistruar që nga fillimi i serive kohore të Eurostat dhe kjo ndodhi për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19. Masat e distancimit social, kufizimet e vendosura nga qeveria për lëvizjen e njerëzve dhe aktivitetet ekonomike jo thelbësore ndikuan rëndë shpenzimet e konsumit të familjeve.

Të krahasuara me vitin 2019, shpenzimet e familjeve në vitin 2020 pësuan rënien më të madhe në Maltë (rreth -22%), e ndjekur nga Kroacia, Spanja dhe Greqia (rreth -16%).

Nga ana tjetër, uljet më të vogla u regjistruan në Sllovaki dhe Danimarkë (të dyja rreth -2%), të ndjekura nga Lituania dhe Polonia (të dyja rreth -3%), ndërsa Shqipëria kishte rritje me 1.5%.

Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri shpenzimet mesatare mujore për konsum për një NjEF, të përbërë mesatarisht nga 3,6 persona, ishin 83.475 lekë. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2020, është 1,5% më i lartë se në vitin 2019. Në Shqipëri sipas INSTAT shpenzimet e konsumit u udhëhoq grupin “Shëndet” me 28,0%. INSTAT raportoi se rritja e shpenzimeve për këtë grup erdhi nga rritja e lartë e shpenzimeve për vitamina gjatë pandemisë!.

Shpenzimet e bëra në grupin “Restorante dhe hotele” kanë shënuar rritje prej 17,1%, krahasuar me vitin 2019, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupet: “qëndrime dhe shërbime për një natë në hotele, komplekse hotelesh, fshatra turistike, kampingje brenda vendit” si dhe shpenzime për “ushqim të shpejtë përfshirë edhe shërbimet taksi të ofruesve të ushqimit”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Transport” kanë shënuar një rritje prej 5,7%, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupeve: “shpenzime për qira të garazheve/hapësirave të parkimit si dhe “shërbimet taksi”./Monitor

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *