INSTAT: 10 vitet e fundit asnjë prej emrave më të përdorur nuk është shqiptar.

Instituti i Statistikave jep informacion për sa persona kanë emrin tuaj, në cilën zonë të Shqipërisë jetojnë dhe kur emri juaj ka qenë më në modë.

Në 10 vitet e fundit asnjë prej 10 emrave më të përdorur nuk është shqiptar.

Emri Amelia prej vitesh kryeson listën e më të përdorurërve ndër vajza. Ndërsa, Noel është emri më i përdorur në këtë deekadë për djemtë.

Telenovelat kanë lujatur prej vitesh një rol të rendesishëm në përzgjedhjen e emrave të fëmijëve në shqipëri.

Pas shpërthimit të emrave latinë, si pasojë e telenovelave nga Amerika Jugore, tashmë vendin e kanë zënë emrat oriental, ndikuar kryesisht nga telenovelat turke. Kjo dukuri vihet re dhe në Kosovë.

Kudo online prindërit e rinj, mund të gjejnë faqe me sugjerime për emra, përfshirë dhe domethënien e tyre.

Trendi global ka prekur dhe shqiptarët. Emrat tregojnë identitet por dhe kushtet politike në të cilat një komb ndodhet.

Emrat ilirë megjithatë nuk duket se ikin nga moda. Por jo emrat me të cilët janë mbushur 2 ose më shumë breza shqiptarësh. Prindërit e rinj kërkojnë ndër lista që gjenden online emra të veçantë nga antikiteti ynë.

Arkeologu Neritan Çeka tregon se ndër shekuj emrat ilirë janë përshtatur e ndryshuar, por duke ruajtur bazën. Po ashtu dhe ata fetarë.

Gjuhëtarët thonë se ashtu si veshjet edhe emrat u përshtaten modës. Teksa përzgjidhni emrin e fëmijës suaj, sigurohuni që ai të rezistojë sa më gjatë.

Të Fundit