Inspektorët gjobëvënës të denoncuar nga Stop menduan se do shpëtonin, policia i vë prangat

Pas transmetimit të emisionit “Stop” Prokuroria e Tiranës ka ndaluar njërin prej inspektorëve të Agjensisë së Barnave Luan Daci dhe ka shpallur në kërkim në kolegun e tij Armando Luka. Gjithashtu prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “Shpërdorim detyre” për dy inspektorët, që morën 600 mijë lekë nga një farmacist, duke e shantazhuar, se në të kundërt, do ta gjobisnin me 4 milionë lekë.Organi i hetimit pranon, se inspektorët në fjalë ndodheshin nën vëzhgim, por u desh regjistrimi nga emisioni “Stop”, që ndaj tyre të veprohej.Nga ana tjetër mbrëmjen e së mërkurës, Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masat për pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të dy inspektorëve Armando Luka dhe Luan Cici, të cilët shfaqen në videon e transmetuar,duke abuzuar me detyrën. Edhe ky institucion ka shprehur falenderimin për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan për denoncimin e kujtdo që abuzon me detyrën, duke u shprehur, se është i hapur për të bashkëpunuar me organet kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Të Fundit