Inceneratorët, Veliaj: PD ka inat për çdo punë të mirë që bëhet në këtë vend – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Inceneratorët, Veliaj: PD ka inat për çdo punë të mirë që bëhet në këtë vend

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në cilësinë e drejtuesit politik të PS për qarkun, foli nga Rrogozhina për komisionin hetimor për inceneratorët.

Veliaj ironizoi Komisionin Hetimor: “thonë: Ju keni vjedhur në 2047-ën! Si fillim, 2047-a nuk ka ardhur ende. Si mund të jemi fajtorë për të ardhmen që s’ka ndodhur?”

Veliaj theksoi se Partia Demokratike është kundër çdo vepre të mirë që bëhet në vend.

“E patë këtë komisionin? U mbars mali dhe polli një mi! Thonë: Ju keni vjedhur në 2047-ën! Si fillim, 2047-a nuk ka ardhur ende. Si mund të jemi fajtorë për të ardhmen që s’ka ndodhur? E dyta, si mund të vazhdonim të rrinin në plehra? Në shumicën e qyteteve të Italisë çmimi për trajtimin e mbetjeve është 3-fish më i lartë se këtu. Edhe çmimi i Lulit ishte 30% më i lartë. Nëse Tirana është sot më e pastër, madje bëhet edhe më lirë, atëherë kjo është një punë e mirë, që ne i qëndrojmë gjithë ditën dhe gjithë natën, se ne s’kemi lidhje me zhulin, as me plehrat, as me ndotjen. Të thuash se e dua të pastrën, por vetëm pse e bëre ti që je kundërshtari im, unë do ta prish, kjo nuk shkon! Ta kesh inat komshiun, por nëse shikon që po pastron shkallën, ti thua ‘puna e mbarë. Faleminderit që na e bëre xixë’. Ti mund ta kesh inat elektriçistin, por kur ai të sjell dritën, ti thua ‘inat të kam, por hakun s’ta ha dot. Faleminderit që na ndriçove’. Ti mund ta kesh inat fadromistin, por nëse të shtron rrugën për tek shtëpia jote, ti i thua ‘inatin mënjanë, por faleminderit që ma bëre rrugën’. Ti mund ta kesh inat bujkun, por nëse bujku të sjell një ushqim cilësor, bio, falë edhe këtyre ndihmave, edhe tavolina jote ka më shumë ushqim për më pak para, do t’i thuash bujkut ‘Faleminderit!’. Ti mund ta kesh inat policin, por nëse polici kap hajdutin, nëse polici të siguron jetën, nëse polici të përgjigjet në fatkeqësi, atëherë do ta falenderosh. Ti mund ta kesh inat infermieren, por nëse infermierja erdhi të mati tensionin, erdhi të bëri vaksinën, ti do t’i thuash ‘inatet tona personale mënjanë, por më shpëtove jetën’. Ti mund ta kesh inat Edi Ramën dhe qeverinë tonë, por për sa kohë të ka shërbyer, jepi hakën. Dhe për sa kohë që ka qenë në gatishmëri, në 6 Mars jepe votën për Edisonin, për Edin dhe për Partinë Socialiste”, tha Veliaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *