Inceneratorët, Basha: U plaçkën 430 mln euro, PD e vendosur t’i japë fund ….

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video të dy viteve më parë, kur PD ka denoncuar aferat e inceneratorëve dhe është shprehur se koha i ka dhënë të drejtë kësaj force politike.

Përmes një statusi në “Twitter”, Basha thotë se u plaçkën 430 milionë euro me taksat e qytetarëve shqiptarë, teksa thekson se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe PD është e vendosur t’i vendosur t’i japë fund.

“Për 2 vite me radhë PD Shqipëri ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë!

Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, sepse pa rezultate konkrete në luftën me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë”, shkruan Basha

Të Fundit