Inceneratorët, Basha: SPAK të veprojë! Rama ka gati kurbanin e radhës që të shpëtojë vetë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Inceneratorët, Basha: SPAK të veprojë! Rama ka gati kurbanin e radhës që të shpëtojë vetë

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se sot është e qartë para çdo shqiptari, se si përmes inceneratorëve u janë grabitur qytetarëve miliona euro.

Kryedemokrati kërkon që SPAK të veprojë sot me arrestimin e përgjegjvsve dhe të mos presë që Rama t’i shkarkojë ministrat e më pas t’i arrestojë. Në fjalën e mbajtur në konferencën për media Basha paralajmëroi të tjerë “kurbanë” për aferën, që sipas tij Rama i ka gati me shpresën që të shpëtojë vetë.

Edi Rama ka bërë gati kurbanin e radhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtojë vetë. Por s’ka shqiptar që nuk e di që një skeme e tillë korruptive, nuk bëhej pa miratimin e Edi Ramës”, theksoi kryedemokrati.

A mund të paguheshin 35 mln euro për Inceneratori i Tiranës, ku siç e patë nuk ka përfunduar as 50% të projektit dhe janë faturuar punë të pakryera pa dijeninë e Edi Ramës? Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte. A mund t’i kryente një qeveri 17 procedura në 24 orë pa miratimin e Edi Ramës, siç u bë për inceneratorin e Elbasanit?”, u shpreh Basha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *