Inauguron xhaminë e Et’hem beut, Erdogan: Deri në muajin e Ramazanit zgjidhim problemin me xhaminë e Namazgjah-së

Në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se ky xhevahir në mes të Tiranës reflekton kulturën dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona.

Më tej Erdogan foli edhe për xhaminë e ‘Namazgjahsë” për të cilën tha se dëshiron që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazanit të ketë përfunduar ndërtimi.

“Jemi këtu për të ndarë këtë kënaqësi të veçantë mbase edhe shumë speciale se po hapim një nga cepat më madhështore në qendër të Tiranës me restaurim nga Turqia. Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë. Lavdi zotit që sot kjo vepër unike na paraqet një kuptim shumë të hollë të artit që është përdorur në të, me stoli të pikturuara në dorë, është ndër strukturat më të dalluara që mbart koha e periudhës osmane e deri në ditët e sotme. Është një vepër që na pasqyron traditën e arkitekturës që janë përdorur gjatë ndërtimit të kësaj xhamie deri në ditët e sotme, shpresoj të pasohet edhe tek brezat e ardhshëm. Besoj se xhamia jonë e Ethem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do japë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami. Ne si Turqi japim përparësi përmes TIKËS restaurimit, mirëmbajtës dhe kontribuojmë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes TIKA nga viti 1996 deri më tani janë realizuar 540 vepra konkrete dhe shpresoj me zemër që tani e tutje do vijojmë t’iu qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë ‘Namazgjah’. Duke e ditur se Shqipëria është një aleate e Turiqsë, përsa kohë ky bashkëpunim i ngushtë do vazhdojë mes nesh nuk ka asnjëlloj problemi që nuk mund ta zgjidhim”, tha Erdogan.

Të Fundit