IKMT shemb me shpërthim të komanduar hotelin 7 katësh

Ashtu sikurse ishte lajmëruar godina 7 katëshe e Prestige Resort në Golem është shembur me tritol nga ana e IKMT.

Sikurse bën me dije News 24, janë 400 metër fill linear me 70 kg tritol, që janë vendosur për të kryer shpërthimin e komanduar.

Nga ana e pronarëve është akuzuar se ky veprim është ndërmarr arbitrarisht ndërsa nesër (e hene) pritej një vendim nga gjykata, ndërkohë që në një dalje publike pak më herët, Kryeministri Rama deklaroi se në rastin në fjalë është ndjekur procedura e rregullt ligjore.

Të Fundit