I zhdukur prej 14 orësh, notari 24-vjeçar shpëtohet nga delfinët

E rrallë, e pabesueshme por e vërtetë!

Një notar 24-vjeçar i cili ishte zhdukur për të paktën 14 orë, është shpëtuar nga delfinët në Irlandën e Veriut. Ai kishte udhëtuar për disa kilometra duke notuar, dhe u tmerrua kur pa delfinët të afroheshin pranë tij sepse mendoi se ishin peshkaqenë.

“Teksa notoja, pashë pendë të zeza në det. Gjëja e parë që mendova ishte “Irlanda Veriore ka peshkaqenë, ata mund të jenë të uritur”.

Vullnetarët e RNLI e panë atë të rraskapitur mes delfinëve në det pranë Castlegregor.  Zhdukja e 24-vjeçarit, i cili kishte shkuar për not në brigjet e Irlandës, u raportua kur rrobat e tij u gjetën në plazh.

Të Fundit