I vuri zjarrin pyllit, kapet pas disa orësh ndjekje 66-vjeçari në Mirditë – Stop
Lajme, Të Gjitha

I vuri zjarrin pyllit, kapet pas disa orësh ndjekje 66-vjeçari në Mirditë

Pas disa orëve ndjekje Shërbimeve të Policisë në Mirditë kanë bërë të mundur kapjen e një 66-vjeçari që i kishte vënë zjarrin një zone të pyllëzuar. Sipas uniformave blu u arrestua Mark Ndreca, 66 vjeç, banues në fshatin Simon, Mirditë.

Burime policore bëjnë me dije se Ndreca ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur pemët frutore të bahçes dhe më pas ka përfshirë edhe pyjet në lagjet “Laskaj”, “Hija e Laknave” dhe “Kodra e Muknezhës”.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli me dru lisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *