I shoqëruar nga Xhaçka dhe Peleshi, Rama mbërrin në samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e NATO-s që do të mbajë punimet sot edhe nesër.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur mbërrin në ambientet ku do të zhvillohet samiti.

Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Samitit të NATO-s do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Samiti do të vijojë punimet edhe të enjten, ku në këtë seancë do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson.

 

 

Të Fundit