I riu në Korçë fut 20 mijë lekë mes dokumenteve për të korruptuar policin, por e pëson

Një 28-vjeçar me iniciale K.K. është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë efektivin. Blutë bëjnë me dije se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka dashur të evitojë kryerjen e testit të alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i mitdhënies. Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit, vihet në pranga drejtuesi.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen nr. 3, Korçë, nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, me automjetin tip “Benz”, i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë. Pas kryerjes së test alkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Të Fundit