I riu kthen shtëpinë në magazinë droge, çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

I riu kthen shtëpinë në magazinë droge, çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi proaktiv disajavor, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Light”, si rezultat i të cilit është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi: Y. T., 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Y. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *