I hodhi acid në fytyrë ish-bashkëshortes, arrestohet 58-vjeçari në Dibër

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi i ka hedhur acid në fytyrë ish-bashkëshortes.

Mësohet se policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A.K., 58 vjeç, banues në Peshkopi.

Sipas uniformave blu, pas këtij akti, 58-vjeçari, i ka shkaktuar dëmtime në fytyrë ish-bashkëshortes.

“I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij”,-njofton policia.

Të Fundit