I digjen rreth 60 shezlongë gjatë natës në Dhërmi, pronari: “Ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth”

DHËRMI

Në orën 01:00 pas mesnate, në Drimadas së Dhërmiut janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit BD.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila thotë, se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

 

Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.

Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes së regjistruar në mesnatë në Dhërmi, ku janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël në pronësi të shtetasit Bilbil Domi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kohën kur 55-vjeçari Bilbil Domi i kishte mbledhur shezlongët për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.

55-vjeçari ka deklaruar në polici se nuk mund t’i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë konkurrenca. Ndërkohë për ngjarjen ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.

 

Të Fundit