Humbën jetën si familje në aksident, përcillen sot për në banesën e fundit çifti bashkë me dy vajzat

Përcillen sot për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm.

Ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku thuhet se një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë. Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi u shua e gjitha. Siç u mësua edhe dje familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej 2 vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë.

  1. Ata prej disa vitesh kishin lëvizur nga Patosi, për një jetë më të mirë drejt shtetit helen, ndërkohë që një aksident i rëndë i mori jetën.

Të Fundit