Hoxha kosovar Mjekiqi: Burri s’duhet t’ia marrë gruas rrogën, nuk ka të drejtë në Islam

Hoxha kosovar Behar Mjekiqi është shprehur se sipas Kuranit gruaja është përmendura e para, më pas vjen burri.

E teksa ka folur për të drejtën e grave, ai është shprehur se burri s’duhet ti marr rrogën gruas.

“Momenti që the që gruaja jote është në punë dhe ti je në punë. Nuk ki të drejtë në Islam , as Kuran, as hoxhë nuk guxojnë me të dhënë të drejtë asnjë cent me ja hëngër gruas sate prej rrogës së vet sepse është e drejtë e saj e jo e jotja.

Nuk ki të drejtë islame. Me ja marr rrogën me zor e ki të ndalume. Me i thënë gruas paret le të shkojnë në konton time është haram. Allahu ka thënë që burri duhet me shpenzu për gruan edhe pse e ka rrogën”, tha ai.

Të Fundit