Hitparade i absurdit shqiptar. 9 mars 2018 – Stop
HI.. HI... HI..-PARADE, Të Gjitha

Hitparade i absurdit shqiptar. 9 mars 2018

Mund të duket absurde, por autostrada Milot-Rrëshen ka dy tabela për secilën sinjalistikë. Në kempin epror ka rradhë të pazakonta, ndërkohë që personat janë me aftësi të kufizuara. Në një klasë tabela e zezë ka rënë dhe mbahet mbi dy karrike. Klinika e check up-it në Golem duket më shumë si gropë-septike, sesa si vend mjekimi.

Janë këto disa nga videot e shfaqura dhe komentuara në emisionin e sotëm “Stop” në rubrikën “Hit parade i absurdit shqiptar”.

Një qytetar nga Kruja denoncon në “Stop” vjedhjen dhe degradimin që i është bërë pronës së tij. Një pallat në Selitë duket se është përmbytur nga uji e mbeturinat. Po kështu zyrat e ZRPPS-së Berat, janë shndërruar në vend ku grumbullohen plehrat.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *