Hekurudhat në Shqipëri, Balluku: Gati projekti që na lidh me Malin e Zi – Stop
Lajme, Të Gjitha

Hekurudhat në Shqipëri, Balluku: Gati projekti që na lidh me Malin e Zi

Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Beogradi për hekurudhat që do të ndërtohen në Shqipëri.

“Kur flasim për rikonstruktimin për hedhurudhën Tiranë-Durrës, ndërtimi i pjesës së re fillimisht kërkon ndërtimin e kapaciteteve në mënyrë që të jemi të aftë të punojmë edhe me projektet e tjera, të cilët do të vijojnë” tha Balluku.

Në Samitin Hekurudhor me ministrat e Transportit në Ballkan, ajo tha se hekurudha Tiranë-Durrës dhe ajo që do na lidhë me Malin e Zi, janë të projektuara tashmë, por nevojiten kapacitete shtesë për ndërtimin e tyre.

“Kemi një projekt shumë të rëndësishëm. Në fakt është projekti i parë ndërkufitar, sepse  bëhet fjalë për hekurudhën, e cila shkon deri tek pikë kalimi me Malin e Zi dhe kjo vlen për të gjithë projektet e tjera, të cilët aktualisht janë në tryezë”, shtoi ministrja e Infrastrukturës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *