Hapet ishulli i Sazanit! Gjiknuri për mungesën e Lelit: Kemi zv.kryetaren e Bashkisë, kryefjala e turizmit është pastrimi – Stop
Lajme, Të Gjitha

Hapet ishulli i Sazanit! Gjiknuri për mungesën e Lelit: Kemi zv.kryetaren e Bashkisë, kryefjala e turizmit është pastrimi

VLORA

Deputeti i zgjedhur i PS, Damian Gjiknuri ka vizituar Vlorën ku është pyetur edhe për kryebashkiakun e qytetit, Dritan Lelin.

Gjiknuri tha se në Vlorë gjithsesi është zv/kryebashkiakja teksa ka folur për turizmin. Ai kërkon nga institucionet lokale të bëhet më shumë dhe që kryefjalë e turizmit të jetë pastrami.

‘’Bashkia t’i kushtojë vëmendje pastrimit. Pastrimi është kryefjala e turizmit. Pa pastrim nuk do të kemi turizmin që presim. Institucionet lokale të bëjnë më shumë. Në Vlorë kemi zëvendës kryetaren e Bashkisë’’- tha Gjiknuri.

Po ashtu në Sazan është organizuar hapja e ishullit nga dy ministritë e Turizmit dhe Mbrojtjes. Në ishull të pranishme ishin ushtria dhe të rinj që bënë të mundur pastrimin e ishullit.

 

Më 15 qershor këshilli bashkiak i Vlorës kishte kërkuar një mbledhje ballafaqimi me Dritan Lelin në Teatrin ”Petro Marko”. Leli refuzoi të bëhej pjesë e takimit duke i vënë në dukje këshillit se po shkelte masat anti-covid.

 

Më 8 mars Dritan Leli refuzoi ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit. Më pas Rama kërkoi përjashtimin e Lelit nga Partia Socialiste.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *