Grabitet katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një sasi parash në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë.

Sipas policisë është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat ku besimtaret hedhin dhurimet e tyre.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ky nuk është rasti i parë që grabiten lekë, apo sende me vlerë në objektet e kultit në qarkun e Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

Të Fundit