Gjykata i jep te drejte/ Hipoteka nuk zbaton vendimin per pronen!

Problematika e rradhës na ka cuar në qytetine Vlorës. Zonja Liljana Bejkosala ka përfituar një pronë me akt-dhurimi nga babai i saj dhe gëzon të gjitha të drejtat mbi këtë pronë. Por nga Zvrpp Vlorë është bërë fshirja e truallit. Problemi qëndron, se ka dalë një ish-pronar për truallin, i cili kishte një vendim të Komisionit të Pronave. Edhe pse ka zhvilluar gjyqe, gjithmonë i ka lënë përgjysmë, pra është tërhequr. Në Gjykatën e shkallës së parë merret vendimi, se Zvrpp nuk ka kompetencë, për të fshirë truallin. Shkon cështja në apel, dhe më pas në gjykatën e shkallës së lartë dhe lihet në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Por në hipotekë nuk i kthehen kufijtë në hartë, pra nuk hiqen kufizimet dhe zonja kërkon këtë të drejtë. Nga Hipoteka thuhet, që po presin një përgjigje nga Drejtoria e Tiranës, por ka kaluar shumë kohë dhe nuk po merr zgjidhje. Për këtë problem ne iu drejtuam Agjensisë shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe juristi na thotë, se është një cështje e komplikuar, pasi për këtë truall janë dy kartela pra dhe e zonjës dhe e zotërisë, i cili ka paraqitur vendimin e Komisionit të Pronave. Meqë Ashk e Vlorës priste përgjigje nga Drejtoria e Tiranës, ne u interesuam pranë kësaj të fundit për të marrë një përgjigje për rastin e zonjës Liljana. Në përgjigje thuhet se zonja duhet të bëjë një gjyq themeli për zgjidhjen e mbivendosjes së titullit të Xhemil Hoxhës. Aty shprehen se nuk është zhvilluar një gjyq i tillë, por një gjyq administrativ dhe paditësja nuk ka goditur për pavlefshmëri juridike aktin e fitimit të pronësisë së tij. Juristi Clirim Gjata, shprehet, se gabimi ka filluar tek regjistrimi i pronës, që është bërë për herë të dytë.E dyta është, se vendimet e gjykatës, shprehen unanimisht, se ky veprim i hipotekës për fshirjen e truallit është i pavlefshëm.

Të Fundit