Gjobitet Salianji, deklarohet fajtor për “fyerje” ndaj Evi Kokalarit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Gjobitet Salianji, deklarohet fajtor për “fyerje” ndaj Evi Kokalarit

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, GJKKO, e ka dënuar me 50, 000 lekë gjobë deputetin e PD Ervin Salianji, i cili është deklaruar fajtor për fyerje ndaj aktivistes republikane Evi Kokalari. Ndërkaq, Salianji deklarohet i pafajshëm sa i takon padisë për “shpifje”, të bërë nga aktivistja shqiptaro-amerikane.

Gjoba duhet të paguhet brenda një viti nga Ervin Salianji.

Kujtojmë që aktivistja republikane paditi Salianjin më 19 nëntor, pak javë para mbajtjes së dy Kuvendeve Kombëtare nga Basha dhe Berisha. Përplasja nisi pas Salianji deklaroi në media se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë i financuar nga qarqet anti-shqiptare.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *